.
×

Geta ‘nokauton’ Xhavit Halitin e Ferat Shalën: Merr vota në Gjakovë sa ata të dy bashkë



Geta ‘nokauton’ Xhavit Halitin e Ferat Shalën: Merr vota në Gjakovë sa ata të dy bashkë. Trajnerja e famshme kosovare Geta Beqa e cila ka marrë shumë çmime ndërkombëtare, së fundi iu bashkuar PDK’së dhe listës së saj për deputete. Beqa në vendlindjen e saj ka marrur 522 vota, aq sa Xhavit Haliti dhe Ferat Shala kanë marrë basjkë.

Në këtë komunë Geta ka marrë 522 vota, deri sa Xhavit Haliti ka marrë 255 vota, ndërsa Ferat Shala 277 vota.

Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Kadri Veseli, është kandidati më i votuari në komunën e Gjakovës.

Ai ka marrë 2787 vota, kurse pas Veselit më i votuari është kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe kandidati për deputet, Hajdar Beqa, i cili ka marrë 2237 vota. Pas tij renditen Butrin Batalli, Ramadan Hoti e Hisen Berisha.