.
×

Gerrard refuzon të bëhet trajner i Liverpoolit



Steven Gerrard është deklaruar nëse do të marr drejtimin e Liverpoolit në të ardhmen e afërt. Legjenda angleze, Steven Gerrard, ka thënë se ai nuk po e mendon rikthimin te Liverpooli, pasi ndjehet mirë te Rangers. “Çdo gjë është e mundur. A dua të jem trajner i Liverpoolit tani? Jo, dua të jem trajner i Rangers”, tha fillimisht anglezi, përcjell “lajmi.net”.

“Dua të jem i suksesshëm me Rangersat. Është një pyetje e kotë kur më pyetni se a dua të jem trajner i Liverpoolit ndonjë ditë. “Mendoj se të gjithë njerëzit e këtij planeti e dinë përgjigjen në këtë pyetje. “Por, mua më pëlqen Jurgen Klopp dhe besoj se ai mund ta fitojë titullin e Premierligës me Liverpoolin. E di se sa e rëndësishme është një gjë e tillë për tifozët”, ka shtuar më tej Gerrard.