.
×

Gerrard kthehet në shtëpi?



Legjenda e Liverpoolit Steven Gerrard, pritet që të rikthehet në Angli te skuadra e dikurshme Liverpool. Anglezi ka konfirmuar se ky do të jetë viti i tij i fundit si lojtar, dhe se planifikon se do të pensionohet pas 12 muajve të ardhshëm.

Ai është duke shikuar mundësit të rikthehet në shtëpinë e tij të dikurshme “Anfield” për t’u stërvitur me skuadrën e Liverpool, pasi dihet që liga MLS është në pushim deri në muajin Mars.

“Unë nuk jam 100 për qind i sigurt, por unë mendoj se ndoshta do të jetë viti im i fundit si lojtar. Unë kam biseduar me Klopp. Unë kam pasur një ofertë të rikthehem. “Ju duhet ta bëni këtë, ne vërtet dum që ju ta bëni këtë, i kishte thënë Klopp”, ka thënë Steven për Daily Telegraph.