[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Genc Prelvukaj ndjehet i mërzitur e i thyer si shqiptar, ja arsyeja?



 

Reperi i njohur shqiptar Genc Prelvukaj, i cili kohëve të fundit po merret me ruajtjen, mbrojtjen dhe kultivimin e kulturës e historisë shqiptare është ndjerë i mërzitur dhe i thyer si shqiptar kur ka parë portretet e hedhura në bronz të dy figurave të rëndësishme të historisë shqiptare, Skenderbeut dhe Adem Jasharit, shkruan Botapress.
Artisti Prelvukaj në një postim të tij në Facebook ka reaguar:

Nëse pak patriotizëm na ka mbetur nê damarë, duhet kërkuar ndëshkimin e barbarëve që lejuan deformimin dhe më pas miratuan vendosjën në vende publike, të dy prej figurave më të lavdishme të historisë së Shqiptarëve.
Nëse nuk ndërmerret asgjë brenda pak ditësh, atëherë duhet të kuptohet si vepër e qëllimshme, që synim kryesor ka pasur përuljen e heronjëve përmes deformimeve fizike. Sepse, një sy në ballë po ta ketë njeriu, do ta shifte qartë barbarinë e bërë ndaj tyre.
Dhunohet historiografia jonë, flamuri, autoktonia, gjuha, kombi, lufta dhe tani kemi ardhur në pikën ku lejojmë që edhe heronjtë të deformohen figurativisht.
Sot, jam shumë i mërzitur si njeri që merret me historinë dhe i thyer si shqiptar.

Menu Title