.
×

Gecaj: Mos organizimi i pritjes nga Qeveria për katër xhudiste, e turpshme dhe krejtësisht e pafalshme



Anëtari i LDK-së Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës lidhur me mos organizimin e pritjes ndaj xhudistëve kosovare që siguruan tri medalje në Minsk të Bjellorusisë.

Gecaj, mosverimin e qeverisë e ka quajtur të turpshme dhe të pafalshme.

“Katër xhudiste na sollën tri medalje, por zyrtarët, të cilët paguhen nga taksat tona, nuk e panë të udhës as t’i presin … së paku njëri nga 80 zëvendësministrat, të cilët nuk bëjnë bash asgjë, është dashur ti pres këto heroina të gjalla të cilat na zbardhën fytyrën sërish“, ka thënë Gecaj, përmes një reagimi në “Facebook”.

Reagim i plotë:

QEVERIA E TURPIT!E turpshme dhe krejtësisht e pafalshme… asnjë zyrtar nuk i priti vajzat tona të arta … katër xhudiste na sollën tri medalje, por zyrtarët, të cilët paguhen nga taksat tona, nuk e panë të udhës as t’i presin … së paku njëri nga 80 zëvendësministrat, të cilët nuk bëjnë bash asgjë, është dashur ti pres këto heroina të gjalla të cilat na zbardhën fytyrën sërish! 😠