.
×

Gecaj i thotë Fatmir Limajt se LDK nuk i ndihmon kësaj Qeverie



 

Anëtari i LDK’së, Bajram Gecaj, thotë se zëvendëskryeministri Fatmir Limaj po kërkon konsensus në çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, ndërsa kur këtë e kërkonte LDK mandatin e kaluar, partia e Limajt dhe të tjerat që tani janë në pushtet e rrëzuan.

Ky është postimi i plotë i Gecajt:

MAKIAVELIZMI I ZOTIT LIMAJ!

“Temat nacionale kërkojnë konsensus të përbashkët”, na tha sot Zëvendës-Kryeministri Limaj. Këte zoti Limaj e kishim thënë edhe ne për thuaja tri vite radhazi, gjatë periudhës së qeverisjes Mustafa. Megjithatë, ju atëherë “i futët veshët në lesh” e nuk donit të dëgjoni fare; kjo, pasi që aspironit marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çfarëdo metode. Tani kur pozicionimet kanë ndryshuar, ju po na thoni diçka si: ne nuk bashkëpunonim me ju sepse duhej përmbysur pushtetin, dhe rrjedhimisht marrjen e tij nga ne, ndërsa ju tani do të duhej të jeni konstruktiv (si gjithherë), e të na mundësoni mbajtjen e këtij pushteti të pështirë, të cilin e morëm me dhunë e veprime konspirative (me miqtë tanë PDK-stë), dhe kryekëput përmes sekserëve e matrapazëve. Jo faleminderit!