.
×

Gecaj i përgjigjet Tahirit për Ligjin për Prishtinën: ”Projektin e keni marr të gatshëm nga Qeveria Mustafa”



 Botapress, 17 Maj

Kuvendi i Kosovës sapo ka miratuar projektligjin për kryeqytetin me 66 vota pro, nga gjithsej 67 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim.

Ndërsa, dy amendamentet më të diskutuara, para votimit kanë qenë ai për caktimin e Prizrenit si kryeqytet historik, dhe ai po policinë e kryeqytetit.

Ndërsa ish-deputeti i LDK-së ka bërë një reagim në lidhje me këtë ceshtje duke shkruar ne profilin e tij në Facebook”

 

Reagimi i plotë

Besnik Tahiri: “Nje projekt madhor i Qeverisë Haradinaj kaloi! Parlamenti i Kosovës, pas 10 viteve e votoi Ligjin për Kryeqytetin….”

 

Me gjithë respektin që kam për ty Besnik, këtë projekt e keni marrë plotësisht të gatshëm nga Qeveria Musrafa, dhe veprimi juaj i vetëm “madhor” ishte dërgimi i tij në Kuvend. Madje, projektligji ishte dërguar i paprekur fare e i papërfunduar tërësisht, dhe me mangësi të cilat deri diku i ka korrigjuar Kuvendi vetë!