[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gecaj i LDK-së u përgjigjet kritikave nga partnerët e koalicionit rreth dialogut me Serbinë



Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, u është përgjigjur kritikave edhe nga partnerët qeverisës rreth dialogut me Serbinë.Në një shkrim në Facebook, Gecaj thotë se do të ishte e udhës që çështjen e dialogut njëherë e përgjithmonë ta heqim nga domeni i rivaliteteve politike e ta vendosim aty ku e ka vendin – strikt në fushën e interesit nacional.

“Në dialog duhet të involvohen dhe ka vend të mjaftueshëm bash për secilin, përfshirë edhe opozitën”.

Shkrimi i plotë:U them nga përvoja ime personale se dialogu nuk është asfarë privilegj, por një përgjegjësi e madhe dhe pa përfitime individuale. Në dialog duhet të involvohen dhe ka vend të mjaftueshëm bash për secilin, përfshirë edhe opozitën. Prandaj do të ishte e udhës që çështjen e dialogut njëherë e përgjithmonë ta heqim nga domeni i rivaliteteve politike e ta vendosim aty ku e ka vendin – strikt në fushën e interesit nacional.

Menu Title