.
×

Gazetarit Milaim Zeka i zgjatet masa e ndalimit edhe për dy muaj



Gjykata Themelore e EULEX-it në Mitrovicë sot ka lëshuar një aktvendim lidhur me rastin e gazetarit dhe autorit të emisonit” Pa Rrotlla’’ Milaim Zekës i cili akuzohet për veprën penale “shkelje e fshehtësisë së procedurës “dhe “pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare në tentativë”.

Gjyqtarja e Eulexit e cila po merret me këtë rast Iva Niksic ka marrë vendim që gazetarit Zeka ti vazhdohet masa e ndalimit edhe për dy muaj,pra gjerë më datën 25 dhjetor të vitit 2014.

Në anën tjetër Milaim Zekës gjer në atë datë i ndalohet komunikimi dhe afrimi i drejtpërdrejtë me dëshmitarët .
Poashtu si pasojë e këtij rasti në nëntor të vitit 2013 gazetarit Zeka iu bastisë shtëpia dhe zyra e tij e cila gjendej në qendren mediale “Mozaiku”.

Kurse i akuzuari Zeka shumë herë është shprehur që është i pafajshëm dhe që kjo akuzë nga EULEX-i është e pabazë dhe ka qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë/Parrotlla.net/