.
×

Gazetari ndërkombëtar: Unë i kam të dokumentuara të gjitha në Reçak



Duket se në Kohën e fundit liderët serb kanë ngjallur reagime në lidhje me deklaratat për masakrën e Reçakut.Ditë më pare, Presidenti serb,

Aleksander Vuçiq, e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut, duke ngjallur reagime të shumta në Kosovë dhe disa ambasadave të huaja të cilat kërkuan që të mos fyhen viktimat e luftës së fundit.Mirëpo një qëndrim krejt ndryshe ka Bill Neely, një nga gazetarët e parë të huaj që kishte shkuar në Reçak, duke parë trupa të shqiptarëve të vrarë

Thuhet se ë një bisedë për Magazina.al, Neely i cili gjatë luftës në Kosovë, kishte raportuar për televizionin ITN, ka thënë se masakra e Reçakut nuk ishte trillim, sepse këtë e thanë trupat e mbi 40 të vrarëve atje.

“Nuk ishte trillim. Mbi 40 trupa e thanë historinë e tyre të cilët unë i kam dokumentuar me shumë kujdes”, ka thënë NeelyGazetari i INT, kishte raportuar gjatë gjithë luftës nga Kosova, ishte ndër të parët që kishte shkuar në Reçak duke bërë që bota të shoh atë çfarë kishte ndodhur.

Më poshtë mund ta shihni videon e raportimit të Bill Neely nga Reçaku në vitin 1999:

V I D E O