.
×

Gazetari anglez mahnitet nga mikpritja në ‘Fadil Vokrri’: Të gjithë kosovarët ngritën flamujt e Anglisë



Botapress, 17 Nentor-Tifozët kosovarë kanë treguar respektin e madh për Kombëtaren e Anglisë, para fillimit të ndeshjes Kosova – Anglia në “Fadil Vokrri”.

Në prag të ndeshjes, gjatë intonimit të himnit të Anglisë, të gjithë të pranishmit në stadium ngritën flamujt e Anglisë.Kjo ka lënë përshtypje te gazetari i njohur i “Mirror”, John Cross.

“Kur u intonua himni ‘God Save the Queen’, çdo tifoz kosovar ngriti një flamur të St George. Respekt”, ka shkruar John Cross.