.
×

Gazeta kryesore serbe thotë se Pacolli po paguan për lirinë e Ramushit (FOTO)



Gazeta më e madhe serbe Blic, po raporton se kryetari i Aleancës Kosova e Re dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është shprehur i gatshëm që të paguaj për lirimin me kusht të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u arrestua të mërkurën e kaluar nga autoritetet franceze.

Gazeta “Blic” në numrin e saj të sotëm ka botuar një artikull në të cilin sipas burimeve të saj ka thënë se biznesmeni kosovar i cili njihet si njeriu më i pasur në Kosovë, nuk ka kursyer paratë e tij për të ndihmuar në lirimin e Haradinajt.

Sipas kësaj gazete, Pacolli ka paguar edhe grupe të cilat po lobojnë për lirimin e Haradinajt, duke nisur edhe një fushatë mediale në favor të tij.

Arrestimi i Haradinajt, si duket e ka mërzitur shumë Pacollin,  i cili dy ditë pas arrestimit kërkoi një protestë paqësore në mbështetje të Haradinajt.