.
×

Gazeta ILLYRIA vazhdon traditën, boton numrin ekskluziv për 28 Nëntorin me 120 faqe



Gazeta shqiptaro-amerikane që botohet në Nju Jork ka vazhduar traditën e botimit të numrit ekskluaizv për nder të festës së 28 Nëntorit. Në përkujdesjen e botuesit të saj Vehbi Bajramit, drejtoreshës së gazetës Gena Morina-Bajrami dhe përkatitjes së materialeve për botim nga kryeredaktori Ruben Avxhiu, ky numër bie në sy edhe për nga disajni ekskluziv i ballinës së gazetës nga disajneri Megzon Morina.
Me një traditë 27 vjeçare të botimit në gjuhën amerikane dhe shqipe, gazeta ILLYRIA përveç se po vazhdon botimin e saj, edicionin e shtypur, edhe me këtë përvjetor të Pavarësisë e të Flamurit kombëtar ka përgatitur dhe ka botuar numrin ekskluziv të 28 Nëntorit, shkruan Botapress.
Në një vëllim prej 120 faqesh, gazeta ILLYRIA sjell për lexuesit e vet shkrime biografike, historike e dokumentare për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, për Festëne 28 Nëntorit, për Nënën Tereze, për historinë e Çamërisë, për gjuhën shqipe dhe për diplomatët e parë amerikanë, për historikun e formimit të Alfabetit të gjuhës shqipe, për Fishtën, Nolin, kujtime për Ibrahim Rugovën e Adem Jasharin, për rolin e Italisë në krijimin e monarkisë shqiptare, për shumë aktivitete të komunitetit shqiptar anembanë Amerikës e shumë e shumë shkrime të tjera që ndërlidhen me historinë e krijimit të shtetit shqiptar.
Edhe në këtë numër kanë kontribuar me shkrimet e tyre Altin Zalloshnja, Marc Perry e Alekete Spahiu, Harry Bajraktari, Mal Berisha, Gena Morina – Bajrami, Ilir Ikonomi, Frank Shkreli, Naum Prifti, Ylli Polovina, Thanas Gjika, Daut Dauti, Sabri Hamiti, Agron Fico, Agron Gashi- Sllovia, Violeta Mirakaj, Dom Pjetër Popaj, Eugen Shehu, Uran Butka, Kadri Tarelli, Fuat Memeli, Yllka Filipi, Albana Melyshi Lifshin, Pierre, Pandeli Simsia, Fatmir Zajmi e të tjerë.
Gazeta ILLYRIA shpërndahet në mbarë komunitetin shqiptar në Amerikë.
B.Morina