[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gazeta gjermane: Kurti po hyn në konflikt të hapur me Amerikën dhe Donald Trumpin



 

Gazeta prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shkruar për pasojat e mundshme që mund të ketë Qeveria Kurti dhe Kosova nga një konflikt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta ka shkruar se Richard Grenell është i dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për bisedimet e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Me një paralajmërim të ashpër në Twitter, ai (Grenell) iu drejtua Qeverisë në Prishtinë, meqë ajo doli kundër Uashingtonit“, shkruan gazeta.

Sipas FAZ, kreu i ri i qeverisë kosovare, Albin Kurti, me sa duket ka hyrë në një konflikt të hapur me presidentin amerikan Donald Trump.“Kjo është e jashtëzakonshme, sepse të gjithë kosovarët e dinë që çlirimi i Kosovës nga sundimi i Beogradit në 1999, nga bombardimet e NATO-s të Serbisë dhe shpallja e pavarësisë e vitit 2008, janë kryesisht për shkak të Shteteve të Bashkuara”, ka shkruar gazeta gjermane.FAZ shkruan se deri më tani asnjë kryeministër nuk e ka pasur guximin të dalë kundër qëndrimeve të Uashingtonit.

Menu Title