[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gashi zbulon “mashtrimin” e Isa Mustafës në VLAN: Haradinaj nuk do bëhej kryeministër



Botapress, 28 Shkurt

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se mënyra e bërjes së koalicionit LDK-PDK, ka qenë e gabueshme.

Arben Gashi këto deklarime i dha në Zona B të Klan Kosovës, teksa shtoi se koalicioni i bërë  nuk mund të quhet tradhti e VLAN-it.

Kjo për arsye që siç tha deputeti Arben Gashi, se të gjithë ishin në dijeni që Ramush Haradinaj nuk do të bëhej kryeministër i vendit, njofton Klan Kosova.

“Isa Mustafa përfaqëson interesat e koalicionit, e po ashtu dhe pjesën më të madhe të LDK-së. Nuk ka ndryshime pa marrëveshje, sepse duhet të mblidhet Kuvendi”.

“Çfarë do lloj marrëveshje duhet të hyjë në votë, duhet të shkojë në Kuvend. Ky lloj ndryshimi në LDK në rast se ndodhë duhet të ndodh në rrugë procedurale, çka do që ndodhë ndryshe është kontestim. Formë procedurale do të thotë votim”.

”Qëndrimi përballë pushtetit nuk është i lehtë. Nuk ka logjikë të futet në votim të hapur gara për kandidaturë për të parin e LDK-së. Problemi fillon tek pritshmërinë publike që i kemi filluar me Isa Mustafën”.

“Mënyra se si është bërë koalicioni me PDK-në ka qenë gabim, por jo dhe koalicioni i bërë. Koalicionin tradhti të VLAN-it, nuk do ta quaja, sepse, të gjithë e dinin se Ramush Haradinaj nuk do të bëhej kryeministër i vendit”.

“LDK ka pasur një vendim të këshillit që nuk ka koalicion me PDK-në. LDK ka pasur kapacitete shumë më të mëdha, ka mund të ndërtojë një model më pozitiv të qeverisjes”.

”Si mund të ndodh që tre vjet krizë, asnjë ministër nuk flet. Kjo ndodh sepse njerëzit që erdhën në Qeveri nuk kanë një eksperiencë në politikë”.

”Kur je në opozitë ndërton pritshmërinë për të qenë ideal” është shprehur Gashi në Zona B, njofton Klan Kosova.

VLAN-i

Sipas marrëveshjes së VLAN-it, të nënshkruar nga Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, Ramush Haradinaj,kryetar i AAK-së, Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s dhe Albin Kurti, kryetar i VV-së, pozita e kryeministrit të Kosovës do t’i takonte Haradinajt, kurse ajo e kryeparlamentarit, Isa Mustafës.

Menu Title