[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gashi: LDK-ja i ka numrat për formimin e qeverisë!



Botapress 1 Qershor – Shefi i Grupit Paramentar të LDK-së, Arben Gashi ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë për votimin e Qeverisë, pas publikimit të vendimit të plotë të Gjykatës Kushtuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

“Pas marrjes së aktgjykimit të Gjykatës, në emër të LDK’së dhe deputetëve nënshkrues kam dorëzuar kërkesën për seancë për ditën e mërkurë në ora 11:00 me një pikë të vetme të rendit të ditës. Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re”, tha Gashi.Ky hap vjen pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë dekretit të Thaçit për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka thirrur për nesër mbledhje të kryesisë së partisë.Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media të lëshuar nga Lidhja Demokratike.Në këtë njoftim thuhet se Mustafa e ka thirrur mbledhjen për nesër në ora 16:30, në Selinë Qendrore të LDK’së.

“Nesër (e martë), më datë 2 qershor 2020, në orën 16:30, në selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Kryesisë”, thuhet në njoftim, derisa, bëhet e ditur se pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie.

Menu Title