[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Garë me vetura në autostradën ‘Ibrahim Rugova’: Vetura Opel me mbi 220 km/h, e lë shumë prapa një Audi



Një garë në mes dy veturave dje është zhvilluar në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku një shofer me veturë Opel e ka tejkaluar veturën Audi A6.

Në grupin ‘Marakli t’kerreve’ një shofer ka publikuar një video gjatë ditës së djeshme, ku në bazë të pamjeve ai ka garuar me një veturë tjetër Audi dhe që fitues ka dalë Opeli.

Shpejtësia që arrin Opel është mbi 220 kilometra në orë.

Pamjet që janë publikuar në grup, janë krikikuar nga disa anëtarë pasi që kanë kërkuar nga shoferi që të mos e rrezikojë jetën e tij, duke bërë gara me veturë.

Ndërkaq sipas Ligjit për rregullat e trafikut rrugor, Neni 54, pik 1.4. thotë se shoferi e ka për detyrë që të mos bëjë gara shpejtësie gjatë drejtimit të veturës.

Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej njëqind (100) deri në treqind (300) euro, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e nën-paragrafëve 1.3, 1.4. ose 1.5. të paragrafit. 1të këtij neni dhe atij i shqiptohet një (1) pikë negative.

VIDEO

 

Menu Title