.
×

Ganimete Abazi: Nuk e kam ëndërr ta veshi fustanin e bardhë



 

Këngëtarja Ganimete Abazi gjithmonë është treguar e rezervuar sa i përket jetës private.Abazi ishte e ftuar në emisionin “Mirage” ku përveç muzikës ajo u pyet edhe për jetën e saj private, por që nuk zbuloi nëse ishte apo jo në lidhje dashuria, pasi sipas saj ajo pjesë është mjaft private.Këngëtarja u shpreh se nuk beson në dashurinë në shikim të parë.

“Nuk besoj në dashuri në shikim të parë. Besoj që ato gjëra njeriu kur i përjeton ndjehet rehat dhe mirë, e ajo është dashuri”, tha Ganja.Ganimete Abazi gjithashtu tha se martesa mund të realizohet edhe pa fustanin e bardhë.“Fustanin e bardhë nuk e kam ëndërr ta veshë. Mundesh mos me e veshë edhe me realizu një martesë”, përfundoi Ganja.