.
×

Gani Mehmeti: Jo Jugosllavi të Re me shqiptarët



 

Kur është fjala për BE-në dhe pranimin e Shqipërisë në të, mund t’i lënë jashtë trojet shqiptare, edhe fare të mos i pranojnë në BE, por jo edhe të futen nën ombrellën e një Serbie me emrin Jugosllavi.

Ndoshta ndonjë proserb është analisti që shkruan në « Die welt » të Gjermanisë për të treguar qartë apetitet serbe. Jugosllavia ka vdekur me vetë dëshirën e serbëve, dhe, nëse duan paqe në Ilirik, duhet të formohet, pse jo, shteti kombëtar shqiptar, ndryshe asnjëherë nuk do të ketë qetësi në këto troje.

 

Shteti etnik të formohet, përse jo, me shqiptarë, sepse vetë Evropa e ka ndarë, e që tani kërkon edhe t’i lë nën Serbi !!!  Po, kjo është një çmendi. Nën Serbi mund te mbesin vetëm serbët dhe asnjë popull tjetër. Serbët nuk mund të bashkëjetojnë me asnjë popull tjetër, pse ata duan të dominojnë mbi të tjerët, prandaj, duhet të formohet shteti etnik historikisht, duke liruar tokat shqioptare të okupuara me ndihmën e Evropës që nga vitet 1877/1878.  Shqipëria të formohet ajo që ishte në të katër Vilajetet, dhe po deshtën pastaj ta pranojnë në BE, mirëpo, po  nuk deshtën, le të mbijetojnë si të munden.

Serbët janë ata që shkaktuan shpërbërjen e Jugosllavisë, ata atë e duan për të mbisunduar, jo për të bashkëjetuar.  Për të mbisunduar i zhvilluan katër luftëra : me sllovenët, kroatët, boshnjakët dhe me shqiptarët. Asnjëri syresh më nuk mund të jetojë në një shtet me serbët.