.
×

Gani Geci: VV po e luan lojen: M’ka qu nana me lage gojen!



Botapress 20 Gusht – Nuk ka qendruar anash debatit politik mes LDK e VV as Gani Geci ish- deputet I Kuvendit te Kosoves shkruan Botapress. Ne nje postim ne Facebook Gani Geci ka shkruar: VV PO LUAN LOJEN “M’KA QU NANA ME LA GOJEN”

Sipas parashikimeve VV nuk është e interesuar për koalicion me LDK-në.

VV ështe e interesuar të luaj lojën politike gjoja ne jemi duke e lutur LDK-në që ta nxjerrim Kosovën nga situata e mjeruar Politiko -Socio – Ekonomike dhe tani LDK u vonua dhe VV nuk pret ma.

Ose loja tjeter ja Albin Kurti kryeministër, ja Kosova ka me vdekë.

VV e din se ka vetem një kandidat për kryeministër, ndersa LDK i ka të paktën 10 të përgaditur me pëgaditje shkollore shumë më shumë se Albin Kurti.

Elektorati i LDK-së e don Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre ,LDK ka edhe të tjerë akademik Kujtim Shalën, Arban Abrashin, Anton Qunin por edhe nga Strukturta e vjetër e ka mjalft kandidat ka Agim Veliun, Lutfi Hazirin prandaj taktika e VV “m’ka qu nana me la gojen” sa për të tërhequr ndonjë pikë para zgjedhjeve nuk është korrekte.

Kjo metoda unë te luta ti nuk deshte ti je fajtor,nuk funksionon!

Nëse VV e don Kosovën më shumë se pushtetin le ta nominojn së bashku me LDKnë, kryministër Kujtim Shalën ose Vjosa Osmanin dhe le ta marrin Kryetarin e Parlamentit le ti ndajnë postet ministrore 50:50 edhe me këtë hapë tregojnë që po e don Kosovën më shumë se pushtetin, përndryshe VV po lun me karten e djegur dhe mund ti kthehet boomerang.