.
×

Gani Geci thërret Albin Kurtin: Bane marrëveshjen me LDK-në, se pushtetin ka me ua marrë Hashimi!



Botapress, 26 janar – Deputeti Gani Geci dhe babai i deputetes së zgjedhur Marigona Geci, i ka bërë thirrje Albin Kurtit që sa më parë të bëjë marrëveshje me LDK-në, përcjëllë Botapress.
Geci në një postim të tij në Facebook, ka thënë se nëse Albin Kurti nuk e formon Qeverinë, “…pushtetin ka me ua marrë Hashimi”.
Ja postimi i Gani Gecit në Facebook:
Thirrje për Albin Kurtit, oooo Albin Kurti ulu bre burrë e bane marrëveshjen me LDK-në se në këtë mënyrë qysh ju që po doni pushtet pas 4 Shkurtit afatit kushtetues nëse ti nuk e formon qeverinë, pushtetin ka me ua marrë Hashimi.
Në vitin 2006 , atëherë i kam pas thanë Fatmir Sejdiut.
ooooo Fatmir Sejdiu (o President) ma bre burrë, mos na merr në qafë se juve që po kërkoni pushtet në këtë mënyrë pushtetin ka me jav marrë Hashimi!
E njejta vlen për Albin Kurtin.