.
×

Gani Geci sot ka ditëlindjen, ja sa vjet i mbush?



Botapress, 20 Janar – Gani Geci, ish-luftëtari i orëve të para të luftës së UCK-së dhe bashkëluftëtari i komandant Adem Jasharit e deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe ushtar besnik i Presidentit Ibrahim Rugova, sot ka ditëlindjen, shkruan Botapress.
Ai ka lindur më 20 janar të vitit 1968 në Llaushë të Skenderajt. Kështu ai sot kremton ditëlindjen e 52-të.
Gani Geci është vëllau i katërt ki 7 vëllezërve Geci. Jeton dhe vepron në vendlindjen e tij në Drenicë.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, Marigona Geci ka garuar për deputete në listën e LDK-së dhe ka dalë ndër deputetet më të votuara të LDK-së pas Vjosa Osmanit me mbi 18 mijië vota, shkruan Botapress.
Gani Geci është i njohur për deklarimet dhe intervistat e tij për periudhën e luftës e pasluftës në Kosovë. Libri “Lufta pa maska” i shkruar nga intervista me Gani Gecin ka shënuar shitjen më të madhe të tirazhit të pasluftës në Kosovë dhe ka shënuar kthesë në zbardhjen e të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ndaj Gani Gecit jane organizuar disa atentate te cilave u ka shpetuar me pasoja dhe me plage ne trup shkruan Botapress.