.
×

Gani Geci sot a ditëlinjen, ja sa vjet i mbush?



Është vëllau i 4-të prej 7 vëllezërve Geci nga Llausha. Por është një prej vëllezërve më “rrebel” dhe më me fat për jetën prej të gjithë vëllezërve Geci nga Llausha. është pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet kundër okupatorit serb që në bankat e shkollës së mesme dhe është ndër ushtarët e orëve të para të luftës për liri, shkruan Botapress. Gani Geci Geci sot ka ditëlindejn, i mbush 51 vjet. Por historia e jetës së tij përbën një shekull. Me prejardhje të nbritshme familjare prej familjes Bajraktari të Llaushës së Drenivës, është ndër pjesëmarrësit e aksioneve të para kundër policisë serbe në komunën e Skenderajt, familjarisht me vëllezërit e tij njihet si bastion i Rugovizmit në Drenicë para gjatë dhe pas luftës në Kosovë. është ndër vëllezërit me më fat për shkak se ndaj tij janë bërë 2 atentate, në njërin prej tyre është plagosur por i janë vrarë dy bashkëluftëtarët e tij Besim Dajaku e Bekim Kastrati. Pas luftës ka vazhduar aktiitetin e tij politik, është deputet i Kuvendit të Kosovës që shpalli Pavarësinë më 17 shkurt 2008 dhe është ndër denoncuesit më të mëdhenj të krimit të organizuar politik në Kosovë. Gani Geci ka zbuluar dhe inkurajuar Nazim Bllacën që të flasë për krmet e SHIK-ut në Kosovë dhe tash po kërkon të vërtetën e prejardhjes së Komunikatës nr.59 të Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së në të cilën është fyer rëndë jo vetëm Gani Geci por edhe familja e tij Geci nga Llausha. Por Gani sot ka ditëlindjen dhe i urojmë jetë të gjatë e të suksesshme në të ardhen e tij edhe gjysmëashekullore, shkruan Botapress.