.
×

Gani Geci shtron pyetjen: A ma gjen dikush një fotografi të Adem Jasharit e Zahir Pajazitit me emblemën e UÇK-së?



Botapress, 20 Janar – Ish-bashkëluftëtari i komandant Adem Jasharit dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Geci, që së fundi ka ndërruar mbiemrin në Bajraktari po vazhdon të sfidojë opinionin me tema të ndryshme të kohës së luftës dhe të politikës së sotme. Së fundi ai ka postuar një video të tij në uniformë të UÇK-së të cilën e ka përcjellë me një koment dhe pyetje për ata që po mendojnë se “historia e Kosoës ka lindur me ata” duke aluduar në disa komandtë dhe LPK-istë të cilët po tentojnë ta përvetësojnë luftën e UÇK-së në ermrin e tyre, shkruan Botapress. Në një postim të tij në Facebook, Geci ka shkruar: Për juve që mendoni se historia e Kosovës ka lindur me lindjen e juaj. Bëhuni bashkë të gjithë dhe më gjeni një fotografi të Komandantit Legjendar Adem Jasharit me emblemen e UÇK-së ose të komandantit Zahir Pajaziti me eblemen e UÇK -së ?? Nëse më gjeni unë prej atij momenti kur të ma gjeni kurrë ma as edhe një fjalë të vetme nuk kam me thanë. Çka do që të thoni ju te ish LPK -së une veq AMIN kam me ba. Veten ju lutem origjinal foto. E pas marrëveshjes së Osllos edhe Sali Çeku e ka bart emblemen e UÇK-se edhe të gjithë. A e ka pas Kosova Kushtetutën e vitit 1974 që në bazë të kësaj Kushtetute tërë bota përendimore po na i njef sot kufijtë? Pas Kushtetutës së viti 1974, a e ka pas Kosova të ashtuquajturen Kushtetutën e Kaçanikut.? Në bazë të saj u dasht me pas Forca të Armatosura dhe organe tjera legjitime . A ka bërë Kosova një Referendum në vitin 1991? Kushdo që nuk beson që këto tri dokumente nuk kanë ekzistuar le te shkon në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe i gjeni këto tri dokumente edhe dokomentin e Referendumit të Pavarësisë edhe te gjitha i gjeni aty me këto dokumente është mbrojt shpallja e pavarësisë në GjND.

VIDEO