.
×

Gani Geci kujton Rugovën: Të gjithë po të vinë të varri, edhe ata që të shanin e të urrenin



Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Gani Geci ka përkujtuar sot ish-Presidentin Historik, Ibrahim Rugova.

Në 14 vjetorin e vdekjes së tij, Geci tha se sa ishte gjallë Rugova, bota e donte Kosovën dhe se pas vdekjes së tij të gjithë iu vërsulën, t’i “gllabërojnë” e shkatërrojnë trashëgiminë që la ai, LDK-në.

Sipas Gecit, tek varri i Rugovës tani po shkojnë edhe ata që e shanin dhe ata që e urrenin.

Postimi i plotë:

Shkuan 14 vite pa ty President Ibrahim Rugova,

E zezë dhe e ftoftë ishte ajo ditë qe ti na le dhe shkove për të mos vdekur kurrë.

Sa ishe ti e gjithë bota e donte Kosovën, a thua pse?

Pas vdekjes tënde të gjithë iu versulen ti gllabërojnë e ta shkatrrojn trashigimin që ti na e le,Lidhjen Demokrtike të Kosovës.

Te gjithë po të vin te varri edhe ata qe të shahnin edhe ata që të urrenin.

Ka disa që i nuk e vizitojnë varrin tënd ,por fjalët tua i citojnë.

Pamvarsia e Kosovës është Kompromisë.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës.