[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gani Geci kujton kohën kur Sami Lushtaku tha: Ne jemi policia e Ibrahim Rugovës!



 
Botapress, 30 Maj- Kanë kaluar më shumë se 27 vjet por historia nuk harrohet nëse nuk kujtohet. Gani Geci ish-luftëtar i ditëve të para të luftës së UCK-së dhe bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, ka kujtuar përmes fotove vitet e rrugëtimit të tij jetësor, prej kur ishte nxënës i shkollës së Mesme në Skenderaj e që që më pas u burgos nga policia serbe,  pastaj vitin 1992 kur bashkë me urdhër të komandant Adem Jasharit bashkë me luftëtarët e tij Agim, Xhevahir e vëllaun e tij Haxhi Gecin kryen aksionin kundër forcave serbe ne Skenderaj, shkruan Botapress.
Në foton e tretë evokon vitin 1993 kur për t’i frikësuar bashkëpunëtorët e Serbisë në Skenderaj e rrethinë, bashkë me Fadil Kodrën, Xhevahir Gecin e Sami Lushtakun, ky i fundit pat deklaruar:
Ne jemi Policia e Ibrahim Rugovës.
Për më shumë lexoni postimin e Gani Gecit në Facebook:

Tri foto të mijat.
Njëra e vitit 1985 kur isha nxënës i shkollës së mesme në Skënderaj, disa javë para se të shkoja në burg me 05.12.1985.
E dyta është foto e vitit 1992 një javë pas aksionit të parë të kryer kundër forcave serbe në Skënderaj me urdhër të komandantit legjendar Adem Jashari, këtu bashkë me Agim Gecin dhe Xhevahir Gecin dhe në këmbë Haxhi Geci (vëllau im).
E treta e vitit 1993 pas aksionit tonë në Drenas për ti frikësuar bashkëpunëtorët e Serbisë në këtë aksion morëm pjesë unë Sami Lushtaku,Fadil Kodra,Ilazë Kodra, Xhevahir Geci dhe ku bashkëpunëtorëve të Serbisë kur na pyeten kush jeni ju bre djemë Sami Lushtaku pat thënë
“Ne jemi Policia e Ibrahim Rugovës ”
Sa kohë që ne kishim armët tona dhe financoheshim me para të familjeve tona nuk kishim asnji përqarje.
Përqarjet kanë filluar atëhere kur kan filluar të vijnë financat nga jashtë.

Tri foto të mijat.Njëra e vitit 1985 kur isha nxënës i shkollës së mesme në Skënderaj, disa javë para se të shkoja në…

Publiée par Gani Geci sur Vendredi 29 mai 2020

Menu Title