.
×

Gani Geci: Babën e Babagjyshin e Ibrahim Rugovës i ka vra Fadil Hoxha



Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci gjatë një interviste në emisionin “Komiteti”, ka treguar sipas tij se kush e ka vra babën e babagjyshin e Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës.

Ai thotë se këtë e ka bërë Fadil Hoxha.

“Baba edhe babagjyshi i Ibrahim Rugovës u vranë Rugovë për shkaqe kundër komunizmit. Gjithë kanë dërguar ngushëllime për të, e Ibrahim Rugova nuk ka dërguar. Kjo sepse ai ja ka vra babin dhe babagjyshin e Ibrahim Rugovës”, tha ai.

Geci më tej, tha se e kundërshton ngritjen e një shtatore të Fadil Hoxhës në Komunën e Gjakovës, pasi që ai është hero i Jugosllavisë.

“Të pretendohet ngritja e një përmendorje të një heroi të Jugusllavisë, është një absurditet. Mendoj se s’kanë me mujt me ba dhe për këtë kanë me kanë pengesë edhe familjet nacionaliste. Për këtë, kam fol përmes facebookut edhe me Mimoza Kusari-Lilën, dhe i kem treguar se ai është një hero i Jugusllavisë”, tha ai.