.
×

Galeria e Ministrisë së Kulturës përzgjedhë projektet e artistëve që do të ekspozojnë në 2019



Gjashtë artistë pamor janë përzgjedhur që të jenë pjesë e programit artritik për vitin e ardhshëm në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, në kompleksin “Qafa”.

Nga 20 propozime projekte që kishin konkurruar në konkursin e GMK-së, vetëm 6 prej tyre janë përzgjedhur për të qenë pjesë e programin të ekspozitave të kësaj galeri për 2019.

Koordinatorja e kësaj Galerie Dhurata Ramosaj- Shala ka thënë për Kallxo.com se komisioni i GMK-së në përbërje të Zymer Mulliqi, drejtor në Galerinë e Artit në Pejë, Maksut Vezgishi, artist i njohur dhe Milot Mustafa, artist, nga 20 projekte konkurrente të artistëve, ka përzgjedhur projektet e artistëve: Visar Mulliqi, Jeta Kalaveshi, Artan Hasani, Vehbi Murati, Lumjetë Havolli-Blakçori dhe Lebibe Topalli-Shabani.

“Numri i total i aplikantëve ka qene 20, kurse komisioni vlerësues i përberë nga 3 emra të fushës së artit kanë përzgjedhur gjithsej 6 projektet e artistëve të cilët do të ekspozojnë në vitin 2019”, ka thënë ajo.