[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Futbollisti shqiptar largohet nga restoranti maqedonas në Prilep, vetëm pse foli shqip me familjarët e tij



Ngjarja e turpshme dhe skandaloze ka ndodhur sot në Prilep, në një nga lokalet e këtij qyteti, kur futbollisti i Lids Junajtedit dhe reprezentuesi i Maqedonisë, Ezgjan Alioski është ulur me dy djemtë e agjës, në një prej restorantëve të qytetit.

Pasi kanë bërë porosinë dhe gjithçka ka shkuar mirë, arrijnë prindërit e Alioskit, me të cilët natyrisht janë përshëndetur dhe kanë folur në gjuhën shqipe.

Si duket kjo u ka penguar të punësuarve në restorant dhe kanë urdhëruar futbollistin, bashk me familjen që të lëshojnë restorantin, me pretekstin se paska qenë i rezervuar edhe pse paraprakisht , pa asnjë paralajmërim kishin pranuar porosinë.

Të kota kanë qenë bindjet se me çka e merituam një sjellje të tillë të Ezgjanit dhe familjarëve të tij, pasi që urdhëri ka qenë i prerë, për tu larguar nga restoranti.

Më vonë futbollisti i nervozuar duke u sqaruar se me çka meritova një sjellje të tillë dhe duke u bërë me dije se bëhet fjalë për reprezentues të Maqedonisë, kanë tentuar të përmirësojnë gabimin dhe gjithçka qenë “OK”, mirëpo kur Alioski dhe familja e tij kanë qenë veçmë jashtë restorantit.

Ky është një tjetër rast i albanofobisë në këtë qytet të njohur nacionalist në vendin tonë, mirëpo është turp edhe mënyra se si trajtohet një lojtarë i ekipit përfaqësues.

Menu Title