.
×

Futbollisti serb provokon shqiptarët e Zvicrës me këto fjalë…



 

Një ndeshje që pritet më vëmendje të veçantë në Botërorin e Rusisë, do të jetë takimi mes Zvicrës dhe Serbisë, të cilat ndodhen në të njëjtin grup.

Duke parë futbollistët të cilët gjenden në kombëtaren zvicerane, pritet që ndeshja e 22 qershorit të tejkalojë caqet normale. Për të ndezur disi këtë sfidë, mendon sulmuesi i Serbisë, Mitroviç. Në një intervistë për “Kurir”, ai është shprehur se nuk e kupton se përse shqiptarët e Zvicrës nuk shkojnë te Kosova, kur e duan kaq shumë atë.

“Unë nuk e kuptoj sesi flamuri i Kosovës mund të jetë një provokim për ne, kjo gjë nuk duhet të na interesojë. Diçka tjetër më shqetëson mua. Nëse ata e duan kaq shumë Kosovën, përse nuk shkojnë atje por mbrojnë ngjyrat e Kombëtareve të tjera? Shaqirin e njoh dhe mund të them se jashtë fushe është një djalë shumë i mirë. Ai do të përcjelli këtë frymë edhe në fushën e lojës”, ka thënë Mitroviç.