[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fushë Kosovë: Tenton ta rrëmbejë i dashuri, ia plaçket çantën, telefonin dhe një pllakë ari



Viktima femër kosovare ka raportuar se ish i dashuri i saj mashkull kosovar ka tentuar ta rrëmbej dhe ta futë me forcë në veturën e tij. Gjatë rezistencës i dyshuari i ka grabitur çantën në të cilën kishte para të gatshme 150 euro si dhe një pllakë ari dhe një telefon në vlerë 800 euro. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e Zyrës për medie të Policisë së Kosovës, përcjellë Botapress.

Menu Title