[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fushat e naftës rreth Kirkukut nën kontroll të forcave irakiane



Forcat irakiane e përfunduan të martën operacionin e marrjes nën kontroll të gjitha fushave të naftës me të cilat menaxhon kompania shtetërore e naftës North Oil në rajonin e Kirkukut, ka thënë një zyrtar i lartë ushtarak irakian.

Forcat irakiane morën mbikëqyrjen mbi fushat e naftës Bai Hasan dhe Avana në veriperëndim të Kirkukut të martën, pasi morën fushat Baba Gurgu, Xhambur dhe Kabaz, pretendon ai, transmeton gazetametro.net.

Zyrtarët në Bagdad kanë thënë se nëpër fushat e naftës po punohet normalisht.

Para kësaj, fushat kanë qenë nën kontroll të forcave të sigurisë kurde, por ato u tërhoqën nga ky rajon të ballafaquar me depërtimin e forcave të qeverisë qendrore të Irakut.

Vendosja e forcave qeveritare të Irakut në Dibis, ku janë të vendosura fushat Bai Hasan dhe Avana, janë pjesë e operacionit të cilin e ka urdhëruar kryeministri Haider al Abadi, në mënyrë që të merret mbikëqyrja e rajoneve që janë nën kontroll të kurdëve jashtë tri krahinave të cilat e përbëjnë Rajonin autonom të kurdëve të Irakut.

Menu Title