[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Fury “demolon” Wilderin, kampion i ri në WBC



Tyson Fury është kampioni i ri i WBC në kategorinë e rëndë në boks.‘Gypsy King’ ka arritur të mposht Deontay Wilder, me anë të nokautit teknik në raundin e shtatë.

Fury dominoi takimin kundër Wilder qysh nga fillimi i duelit. Ishte raundi i tretë kur Fury shtriu Wilderin në tapetë për herë të parë. Britaniku vazhdoi me luftë të mirë dhe arriti që përsëri të shënonte një nokaut në raundin e pestë, për t’i dobësuar akoma më shumë këmbët e kampionit të WBC.

Kurse, fundi i kësaj ndeshje erdhi në raundin e shtatë, kur pas goditjeve të njëpasnjëshme të Fury, gjyqtari ndërpreu takimin.

Kështu, Tyson Fury është kampioni i ri i WBC. Wilder mbrojti 10 herë këtë titull, para se t’ia kalonte Furyt. Fury tashmë shkon në 30 fitore, 1 barazim dhe 0 humbje.

Për Wilder, kjo është humbja e parë.

Menu Title