.
×

Fundi i një mashtrimi politik  



Bahri M. Gashi

Si duket po u vije fundi të gjitha kontradiktave dhe konfuzioneve të panevojshme dhe të pa merituara nga qytetarët nën ankthin e pashpresë, gjithandej se kush do të formoj institucionet legjislative dhe ekzekutive.

Pas refleksioneve politike që buruan racionalisht nga Blloku për të rrespektuar një vendim edhe pse kaotik dhe i padrejtë, por kushtetues, ka ngjallur reagimet serioze, pro Bllokut gjithandej faktorit ndërkombëtarë dhe opinionit vendor.

Ska ansjë mëdyshje se pas konstituimit të organeve të Kuvendit, duke rrespektuar këtë vendim, tutje do të ecet vetëm në bazë të fuqisë parlamentare, pa marrë parasyshë egot e pafundme për pushtet të përjetshëm.

Situata e insistimit nga PDK-ja, Presidentja dhe Kryesuesja  më pasive dhe stërmoshuar politkisht, duket se do t’iu pamundësohet skenari i përfshirjes dhe përvjedhjes me çdo kusht në një ekzekutiv gjithpërfshjirës. Kjo logjikë ka mbaruar në shoqëritë parlamentare, ku zakonisht vendoset në bazë të fuqisë numerike parlamentare dhe jo në bazë të sugjestioneve paranoike politke

 

Kosova midis ndryshimit të madh dhe zbatimit të demokracisë parlamentare

 

Janë disa momente kthese për Kosovën: E para ka të bëjë me domosdoshmërinë që Kualicioni i Madh Parlamentar, i njohur tani më si Blloku më i madh parlamentare, do të krijoj qeverinë më kredibile që nga pas lufta në Kosovë, ku për herë të parë, do të vihej në shperhje vullneti nga një origjinë votuese, pothuajse  tradicionale në shpirt dekomratike. Pavarësiht dallimet minore programore të subjekteve të tanishme, do të jet pothuajse nga i njëjti burim politik elektoral, dhe kjo,  edhe më shumë i jep forcë këtij Kualicioni të Madh të ecën i sigurtë më tutje.

Momenti i dytë për Kosovën dhe për qytetarët e saj mbetet avancimi i demokracisë parlamentare. Situata e krijuar deri më tani, bën që kjo fazë e brishtësisë dhe lëvizjet e ditëve në vijim të kenë zhvillime të demokracisë parlamentare, njëherit do të shihet se sa jemi të pjekur si shtet i pavaruar, lider, individ, politikbërës dhe si subjekte, pa i ngatrruar qytetarët e devotshëm të këtij shteti, për të kuptuar drejt demokracinë parlamentare, të cilës formë qeverisëse i takon Republika e Kosovës.

Çështja tjetër dhe më e rëndësishmja për Kosovën, është ndryshimi i madh dhe rrënjësor, që do të ndodhë për ta lëvizur gjithë shoqërinë drejt shpresës dhe të ardhmes, ndryshe nga e kaluar që brenda vetes qytetarët kishin vetëm ankth dhe mjerim. Janë të pafalshme dhe populli ynë nuk i ka merituar gjithë këto zvarritje politike që për bazë kanë adresën e PDK –së dhe  konstatimet e fundit që erdhen për një vend ku aroma e tij iu ngjan fekaleve dhe luleve. Kjo është e papranueshme dhe duhej dhënë llogari ata që e kanë sjellur Kosovën në këtë konstatim, gjendjeje të tmerrshme dhe  kapërdimi politik.

 

Pushteti nuk përcaktohet pafundësisht në demokraci. Auokracia dhe tendenca për pushtet të përjetshëm, përkundraci luftohet me mjete demokratike

 

Pushteti nuk duhet kuptuar si një pronë e trashëguar dhe as si diqka që vie dhe nuk ikën më.  Kjo logjikë nuk i takon sistemit të demokracisë dhe as Kosova nuk duhet të lejoj që të instalohet kjo logjikë diktatoriale. Politkanët serioz dhe që kanë përkushtimin e tyre ndaj shtetit, kur shohin se nuk mund të përballen me fuqin e tyre në parlament, ata tërhjeken burrërisht dhe të emancipuar urojnë të tjerët. Kjo rrugë politike është standard në demokraci. Ne qidra herë e kemi parë praktikat e tilla. pikërisht në vendin e madh mik nga ku edhe na erdhi sygjerimi dhe diagnoza për “barkëqitje të pakontrolluar”, ku  “ne”, pafundësisht qirremi për miqësi të përjetshme. Sikur ti konsideronim miq të vërtetë, ne duhej marrë seriozisht mësimet e tyre të demokracisë dhe të zhvillimmit ekonomik dhe jo ta sjellnim vendin në këtë situatë moqalike.

Kosovës dhe qytetarëve të saj po iu vie fundi i një mashtrimi politik, i cili përfundimisht do të të marr fund duke abuzuar me pushtetin. Ne nuk do të duhej të lejojmë, që ajo, që është ndrërtuar me shumë mund, të tjetërosohet dhe të përvetësohet. Kosova është e të gjithve dhe për të gjithë. Ne përfundimisht duhet të krijojmë kapacitete njerëzore të reja  qeverisëse dhe mekanizma funksional të demokracisë parlamentare, të cilës edhe i takojmë.

 

Autori është PhD- Doktorrant në Shkencat Politike – Sigurisë dhe Zv.Kryesues DPMS – pran AAK-së