[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Frika nga Koronavirusi, shtyhet edhe një ndeshje tjetër në Serie A



Pas Inter-Sampdoria, Atalanta-Sassuolo dhe Verona Cagliari një tjetër sfidë e javës së 25-të të Serie A është shtyrë për një datë tjetër të pacaktuar nga frika e koronavirusit që është përhapur me shpejtësi në Itali.

Bëhet fjalë për takimin mes Torinos dhe Parmës që ishte në program këtë të dielë në orën 15:00 në stadiumin Olimpico të Torinos.

Lajmi u publikua nga vetë klubi “Granata” në faqen zyrtare në Twitter.

Menu Title