.
×

Frashër Krasniqi – Albin Kurtit për Gjykatën Speciale: Asnjë fjalë, asnjë zë as për Rexhep Selimin e Gani Krasniqin



Ish-deputeti, Frashër Krasniqi ka kritikuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për Gjykatën Speciale.Ai ia ka kujtuar Albin Kurtit një deklaratë që e kishte dhënë për Gjykatën Speciale, kur VV do të vinte në pushtet,“ Kur Vetëvendosje vjen në pushtet, ne do t’ju mbrojmë nga Gjykata Speciale”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, Kurti jo që s’po i mbron, por ende nuk e tha asnjë fjalë as për Rexhep Selimin e Gani Krasniqin.Shënimi i plotë:“Kur Vetëvendosje vjen në pushtet, ne do t’ju mbrojmë nga Gjykata Speciale.”

Kështu i drejtohej Albin Kurti dikur Hashim Thaçit. Kurse sot kur Gjykata Speciale po i fton një nga një ish-komandantët e UÇK-së, as deklaratë mbrojtëse nuk po lëshon. Se lëre më të bëjë diçka siç kishte premtuar.Dhe nuk po flasim këtu vetëm për komandantët e partive tjera. Ai nuk po i mbron as Rexhep Selimin e Gani Krasniqin që i ka në partinë e vet.

Dikur i thoshte Thaçit që për pak pushtet po e djeg luftën e UÇK-së dhe gjithë shokët e tij. Sot Kurti vet, për pak pushtet, po e len specialen që t’ia marrë shokët dhe të vazhdojë njollosjen e UÇK-së.Pa asnjë zë, pa asnjë reagim.