[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Francë, rekord i ri Covid-19, mbi 40 000 raste të reja ditore



Situata shëndetësore vazhdon të përkeqësohet në Francë, me 41.622 raste të reja me COVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit, 15.000 më shumë se një ditë më parë.

Franca po i afrohet një milion personave të infektuar (999 043) dhe shkalla e pozitivitetit vazhdon të rritet me 14,3% kundrejt 13,7% të një dite më parë dhe vetëm 4,5% në fillim të shtatorit, raporton ATSh.

Vendi ka regjistruar 165 vdekje të reja të lidhura me COVID-19.

Përballë rëndimit të situatës, kryeministri i Francës, Jean Castex, njoftoi shtrirjen e shtetrrethimit të natës në 38 njësi administrative të reja, që do të hyjë në fuqi të shtunën.

 

 

 

Menu Title