.
×

Franca regjistron temperaturën më të lartë në historinë e saj



Botapress 28 Qershor – Një temperaturë prej 44.3C është regjistruar në Francë, më e nxehta në historinë e saj.Temperatura u has në Carpentras, një qytet në rajonin juglindor të Vaucluse dhe erdhi pasi vendi shpalli një paralajmërim të “motit të zjarrtë” për herë të parë ndonjëherë në mes të një vale vdekjeprurëse të nxehtësisë në Europë.

Në të gjithë vendin qindra shkolla janë mbyllur. Në disa tjera prindërit kanë të mbajnë fëmijët në shtëpi. Provimet e shkollës së mesme janë shtyrë deri në javën e ardhshme, shkruan Guardian.

Në Spanjë, një 17-vjeçar ka vdekur si pasojë e nxehtësisë, të premten. Ai u sëmur duke punuar në në fshatra në provincën Cordoba të Andalucisë.

Viktima e dytë ishte një burrë 80-vjeçar i cili vdiq të enjten pasi u rrëzua nga ajo që mendohet të ketë qenë një rast tjetër i goditjes së nxehtësisë në qytetin e Valladolidit. Dy persona të tjerë po trajtohen për goditje të nxehtësisë në spitalet spanjolle.

Me temperatura që pritet të arrijnë deri në 42 gradë celsisu të premten, zyra meteorologjike e Spanjës ka lëshuar një alarm të për Katalonjën, Navarren dhe zonën bask. Qindra zjarrfikës në Katalonjë po luftojnë për ta mbajtur nën kontroll një zjarr të madh, i cili deri më tani ka djegur nëpër 6,500 hektarë tokë dhe mund të konsumojë deri në 20,000.