.
×

Fotolajm: Behgjet Pacolli agjëron Ramazanin, nuk pi kafe në Sofje (Foto)



 

Para fillimit Samitit të Sofjes, krerët e shtetit Presidenti Thaç, kryeministri Haradinaj e ministri jashtëm Pacolli janë takuar për një konsultim të fundit paraprak.

Në një fotografi që ka postuar presidenti Thaçi shihen 3 liderët dhe këshilltarë e tyre, Avni Arifi e Jetlir Zyberaj të cilët para vetes kanë kafetë dhe gotat me ujë.

I vetmi që nuk ka para vetes as filxhanin e kafesë e as gotën me ujë është Behgjet Pacolli. Ai duket se po agjëron Ramazanin edhe në Samitin e Sofjes, shkruan Botapress.