.
×

Fotokujtese: 1 Tetori, dita e triumfit mbi heshtjen!



Ilir Hajdari: 1 Tetor 1997
Mëngjes. Pak bënte ftohtë… Në stacionin e autobusëve, në Gjakovë, zotëronte një qetësi prej akulli. Kohe pas kohe dëgjohej vetem zhurma e motorit te autobusit, qe po behej gati t’i bartte perkrahesit e lirise, ne Prishtine. U nisa ne nje dite, kur bashke me vrullin e madh te levizjeve per lirine, nisi edhe jeta ime studentore. Ate dite, me dukej se krejt Kosova ishte aty, dhe jo vetem. Prandaj, rroftë e qoftë 1 Tetori, dita e triumfit mbi heshtjen!

(Ne foto: Rinia e Gjakoves ne nje takim me lideret e UPS te UP, ne Velani te Prishtines, ne mesin e tyre: Bujar Dugolli, Driton Lajci, Albin Kurti, Ernest Luma, Ilir Hajdari, Emanuel Bajra. Pas ketij takimi, u moren udhezime per organizimin e protestave edhe tek rinia shkollore e Gjakoves)