.
×

“Foto Nesha” dhe tradita e tre brezave



Kur flitet për zejen e fotografisë, në Prishtinë, “Foto Nesha” është emblemë. Është një traditë gati njëshekullore, e mbushur me plot histori e rrëfime të dy gjeneratave të familjes Dizdari nga Prizreni, që merren me këtë punë.
Neshat Dizdari, i ati i binjakëve Luan dhe Vllaznim Dizdari, e kishte nisur këtë zeje në Prizren, para Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht në Prizren, por ishte endur edhe në Beograd, Sarajevë e Tiranë, për të mbetur përfundimisht në Prishtinë, në zemër të së cilës ndodhet kjo studio e fotografisë, shkruan sot Koha Ditore.
I ulur në kafenë pranë, në një pasdite të nxehtë qershori, Luani, pjesën më madhe të rrëfimit ua kushton të bëmave të atit.
Flet me admirim e krenari për mjeshtrin e rreptë, me sy të mprehtë artistik, që diti të gjendej në situata të ndryshme përgjatë punës me aparat fotografik në dorë. Krenari është rrëfimi për “shpikjen e blicit”, e i veçantë ai se si një fotografi që duke e përshëndetur Hitlerin e shpëtoi nga burgu.
Megjithatë, ai ishte shpëtimtar i hebrenjve gjatë LDB-së, e fotografitë e moçme që i ruan familja e dëshmojnë këtë. Sot të gjithë bëjnë fotografi, por mjeshtri ka mbetur pak…(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)