.
×

Foto e rrallë e Ibrahim Rugovës



 

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, njëherit një prej figurave të rënëdsishme të LDK-së gjatë viteve të 90-ta dhe pas luftës, ka përkrahur kandidatët e kësaj partie për kryetar komunash. Berisha përmës një fotografie të rrallë, ku shihet pranë Ibrahim Rugovës thotë se është i lumtur që Lidhja ka dëshirat e njëjta si në fillim për lagjen, qytetin, shkollën etj.

Berisha tregon se në fillimet e LDK-së ishte ëndërr Republika ndërsa sot është përpjekja për të zhvilluar vendin.

Ai ka ftuar qytetarët që të përkrahin kandidatët e LDK-së për kryetar komunash.

 

Ky është statusi i tij i plotë në Facebook: 

Kur ne u bashkuam në fillim në #Lidhje ëndërra jonë ishte Republika e lirë dhe e pavarur. Ne atëherë e nisëm si refuzim. Nuk mund ta pranonim shtypjen, segregimin e varfërinë si fatin tonë të paracaktuar. Arritëm që të lidhur së bashku t`u japim fëmijëve tanë lirinë dhe Republikën.

Sot, kohët janë tjera por përpjekja për ta përparuar vendin mbetet e njëjtë. Jam i lumtur se #Lidhja ka të njëjtat dëshira si dikur, për lagjen, qyteti e shkollën. Ka edhe njerëzit që i dalin zot vendit e #Lidhjes.

 

#MeArbaninAgiminLutenHakiunGazmedinSafetinHatiminXhaferinShaipinBesiminMuharreminSaliunBajrushinSokolinImriunHyrijenIbrahiminSamiunMehmetiShkelqimin…