.
×

Foshnjat që lindin në Ditën e Flamurit nuk pagëzohen më me emra patriotikë



Anik është me të cilin është pagëzuar një foshnje e cila ka lindur sot, pikërisht në festën e Flamurit. Zakonisht fëmijët që kanë lindur në festa ta veçanta gjithmonë janë pagëzuar me emra të cilët do të simbolizonin ardhjen e tyre në jetë në data historike.

 

Por, lehona mbi të 30’at ka vendosur që djalin e saj mos ta pagëzojë me një emër të tillë. Emrat e tillë që lidhen me data historike , zonja nga Prishtina po i sheh si emra të vjetër.

 

Që nga dje pas orës 24:00 kur edhe nis të festohet 28 Nëntori, në Klikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë deri në orën 13:00 të pasdites së sotme kanë lindur gjithsejtë 13 foshnje. Ndonëse kanë lindur pikërisht në festën e Flamurit, këta 12 fëmijë nuk janë pagëzuar me  asnjë emër që do të simbolizonte ardhjen e tyre në jetë në këtë ditë historike.

 

Zyrtarë nga Salla e Lindjes në klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, i kanë thënë të martën Expressit se te 12 lindjet e para në këtë ditë kanë kaluar pa ndonjë komplikim.

Nga 12 lindjet 9 foshnja kanë qenë meshkuj si dhe 3 femra. Ndërkohë që një foshnjë ka lindur me operacion.

 

E në repartin  e klinikës Obstetrike Gjinekologjie në QKUK ku rrinë lehonat, asnjëra nga foshnjat nuk është emëruar me emrat të cilët e simbolizojnë këtë festë.

Anik, Klea, e Amara janë emrat me të cilët shumica nga fëmijët që kanë lindur me datë 28 nëntor janë pagëzuar.