[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Forumi i Gruas i Degës së Tretë të LDK-së, vizituan për 8 Mars Shtëpinë e Pleqve – azilin e të harruarve



I strukur në dhomën e tij, fliste me lot në sy dhe me një zë të dridhur.

Kujtesa e tij gjithmonë ndalonte tek e kaluara dhe momenti i vdekjes së bashkëshortes së tij, që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.

Ata dy kishin vetëm njëri-tjetrin, e sot bashkë bëhen vetëm në kujtime.

etcc

Burri me plis të bardhë, i cili edhe pse ka kaluar tri vite nga vdekja e bashkëshortes, atë moment e kujton sikur të kishte ndodhur sot.

“Që një vit më ka vdekur gruaja. Ishim bashkëbanorë, por ajo më la. Shkoi në atë dynja”, duke iu dridhur zëri tha plaku me plis këto fjalë para grave të Forumit të Gruas së Degës së Tretë të LDK-së.

Për nderë të ditës së gruas 8 Marsit, Forumi i Gruas i Degës së Tretë të LDK-së, “Dega e Presidentit Rugova”, Prishtinë, zgjodhi të vizitojë shtëpinë e pleqve.

Kësaj vizite i printe kryetarja e Forumit të Degës znj. Mimoza Gjaka.

Gratë e Degës së Tretë u pritën nga stafi udhëheqës dhe punues i qendrës me të cilët bashkëbiseduan dhe ndanë hallet dhe brengat e grave që janë brenda qendrës.

Vizituan 32 gra, ku secila kishte një histori ne vete. I nderuan me nga një dhuratë modeste në emër të festës.

Menu Title