.
×

Formacioni i javës në Premierligë



Janë zhvilluar ndeshjet e javës së dhjetë në Premierligën angleze. Skuadra lidere si Manchester City, Liverpool e Chelsea kanë shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjet e xhiros së dhjetë.

Ndeshjen më të vështirë këtë xhiro e ka pasur Manchester City, që ka shënuar fitore në udhëtim te Tottenham Hotspur me rezultat 0-1. Paraqitje të mirë kanë pasur edhe Chelsea dhe Liverpool që kanë realizuar fitore të thellë.

Në fitoren e Liverpool ka shënuar edhe Xherdan Shaqiri, gjë e cila nuk i ka mjaftuar për t’u bërë pjesë e formacionit të javës të përzgjedhur nga ish sulmuesi i Newcastle United, Alan Shearer.