.
×

Forca të shtuara policore në Aeroportin e Prishtinës, kthehen kosovarët nga Siria



Botapress, 19 Prill – Disa familje që kishin mbetur të ngujuara në Siri, sonte janë kthyer në Kosovë.  Gazeta Express ka mësuar se të kthyerit nga Siria kanë arritur në Kosovë rreth orës 23:00. Sipas burimeve, forca të shumta të Policisë së Kosovës kanë rrethuar Aeroportin e Prishtinës, më saktësisht vendin ku gjendet zona VIP. Po ashtu edhe autoambulanca e autobusë kanë hyrë në Aeroport me qëllim që t’i marrin të rikthyerit. Gazeta ka mësuar se grupi i grave dhe fëmijëve që u kthyen nga Siria në Kosovë, do të shoqërohen në Polici për të qëndruar aty. Policia nuk ka dhënë detaje se pse është kjo prani e Policisë në Aeroport. Gazeta Express ka provuar të flas më zëdhënësit e policisë, por ata deri më tani nuk kanë pranuar të japin asnjë informatë. Gazeta Express dhe T7 ka siguruar listën me disa emra të personave prej tyre që dëshmojnë se ata kanë nisur jetën dhe po jetojnë në këtë zonë rrezikshme. Në dokumentet e siguruara nga T7 shihen fletëlëshimet nga spitalet e Sirisë, ku fëmijët kosovar kanë lindur. Në vitin 2017 këta fëmijë bashkë nënat e tyre kishin tentuar të kthehen në Kosovë, por që sipas burimeve institucionet e Kosovës, nuk i kishin qenë të interesuara për riatdhesimin e tyre. Ata kishin qëndruar afër një muaj në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë dhe më pas janë kthyer në kamp.