.
×

Fluturojnë eurot në festën e familjes së Shyhrete Behlulit, gjithë salla e mbushur me para



Ka 3 javë që vajza e Shyhrete Behlulit, Njomëza është bërë nënë sërish, por kësaj radhe e një djali.

E kjo ka gëzuar pafund familjen të cilët kanë organizuar festa gjigante për ardhjen e nipit në jetë. Javën e kaluar në njërin nga hotelet e Prishtinës familja e këngëtares kishin përgatitur festë për lindjen e djalit, duke mbledhur shumë nga emrat femra të estradës.E sonte po ndodh sërish një gjë e tillë, por këtu përfshirë familjarë e miq të tyre të afërt.

Është Labinot Gashi ai që ka publikuar disa video në InstStory, teksa ajo që vihet re është se salla ku të ftuarit po kërcejnë është e mbushur me para, e është bashkëshorti i Shyhretes, Luli ai që hedh para në drejtim të këngëtares Shkurte Gashi dhe vajzës, Njomzës.