[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Flori e mohoi, por kjo pjesë e “Plas” tregon se kënga është për Elvana Gjatën



Kënga “Plas” e këngëtarit Flori Mumajesi bëri bujë të madhe në mediat rozë pasi që në performancën e parë, në rreshtat e parë, la të kuptohej se flitej për një dashuri që e pati të pamundur të triumfojë. Ndërkohë që të gjithë ishin të sigurt se kënga ishte për këngëtaren Elvana Gjata, ai i mohoi këto deklarata.

Një pjesë e këngës padyshim që i kushtohet këngëtares së njohur duke iu referuar edhe disa deklaratave të saj të mëparshme në ekrane.

Ajo ka deklaruar pak kohë më parë kur u pyet në lidhje me Flori Mumajesin:

“Gjithçka që ndjej është mirënjohje dhe do të jetë mirënjohje që nuk do të ndryshojë asnjëherë. Unë jam rritur dhe formuar artistikisht prej tij dhe nuk do ta ekzagjeroja aspak nëse do të thoja se ne të dy për kaq vite sa kemi punuar kemi bërë revolucion në muzikën shqiptare, në performacë dhe këngë. Unë nuk flas asnjëherë dhe njerëzit shqetësohen shumë për këtë gjë, unë nuk i harroj rrënjët por më duhet të ndjek dritën tani”.

Në një pjesë të këngës thuhet:

“E ke mirenjohjen time përjetësisht

Mesova une te ndjej, njesoj si ti

Kam jetuar, kok e kemb dashuruar

Akull shpirti im sot

Se nuk te kam dot”

Menu Title