.
×

Florent Muslija, pasi la Gjermaninë për Kosovën: “Vendosa me zemër”



Florent Muslija edhe zyrtarisht i është bashkuar Kosovës. Ai do të jetë pjesë e “Dardanëve” që nga ndeshjet e shtatorit kundër Anglisë dhe Çekisë.Kosova vazhdon të afrojë talentë që luajnë nëpër Evropë. I fundit që i është bashkuar “Dardanëve”, është mesfushori ofensivë i Hannoverit, Florent Muslija, raporton Gazeta Express.

Muslija i ka luajtur disa ndeshje për Gjermaninë U-20, por në fund tha se zgjodhi me zemër. “Rrënjët e mia e janë në Kosovë, aty është edhe familja ime. Ky ishte vendim nga zemra”, deklaroi Muslija për faqen zyrtare të klubit gjerman.

“E di se është gjëja e duhur që kam bërë për karrierën time me Kombëtare, kam ndjenjë të mirë për këtë”. Muslija ka bërë 17 paraqitje për Hannoverin në Bundesliga sezonin e kaluar dhe ka realizuar 2 gola. Vlera e futbollistit më të ri të Kosovës është 3 milionë euro. 20-vjeçari mund të bëjë debutimin me Kosovën me shtatë shtator kundër Çekisë, duke parë edhe mungesën e Arbër Zenelit, i cili do të jetë jashtë fushave nga 7 deri në 9 muaj.