.
×

Flet shqiptari që e ndërpreu këngën e britanikes në Eurovision (Video)



 

Pak ditë më parë në skenën e Eurovisionit, përveçse tre shqiptarëve që konkurruan për shtetet të ndryshme hipi edhe një shqiptar i katërt.

 

Konstanin Bouki është 30-vjeçari që hipi në skenë teksa këndonte këngëtarja britanike, SuRie, duke ia rrëmbyer mikrofonin kësaj të fundit.

 

Konstanin Bouki ka emigruar në Londër prej disa vitesh dhe e quan veten reper, filozof dhe adhuron marksistët dhe Che Guevaran.

 

Në intervistë për Top Channel, ai deklaron se gjesti i tij ka ardhur në një formë revolte kundër korrupsionit dhe shtypjes së njerëzve nga pushteti, përcjell albinfo.ch.